Nga Vendi
23 August 2021
Tentim për të prerë gypin kryesor të oksigjenit në Spitalin e Tetovës, Kush dëshiroi t’i mbys 120 pacient?

Një tragjedi e rëndë ka mundur të ndodhë në Tetovë ku sot në orët e mëngjesit një person i pa njohur ka tentuar në Spitalin e Tetovës të pres gypin e oksigjenit që shkonte në Qendrën Covid por që e gjithë kjo ka mbetur në tentativë.

Siç meson TetovaSot nga Spitali i Tetovës, personi ka arritur të pres me mjet të mpreht një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bëjë këtë, sot 120 pacientë me oksigjen do të ishin të vdekur.

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të bëjë një akt të tillë.

/Tetovasot/



Të ndryshme
Më shumë
Salvini përgëzon Ermal Metën në Sanremo, deklarata ngjall debat në median italiane28 February 2026
Edhe një ditë kohë – mandatar i ri apo zgjedhje? 4 November 2025
ISHP: 38 persona janë helmuar me salmonelë në Prilep 9 July 2025