ShowBiz
24 August 2021
Aktor i serialit shumë të ndjekur turk ‘Çukur’ përfundon në spital me 12 qepje në kokë

Aktori i njohur turk ka përfunduar në spital.

Aktori i njohur turk, Kubilay Aka që ka luajtur rolin e Xhelasun në serialin Çukur, i ka rënë të fikët në shtëpi dhe ka dëmtuar kokën.

Ndihmën e parë ai e ka marrë nga aktori Aras Bulut Iynemli, njëkohësisht fqinj i tij. Sipas mediave turke, Kubilay ka humbur ndjenjat në shtëpi dhe ka goditur kokën në dritare.

Gjakderdhja nuk ka ndaluar derisa aktori ka shkuar në spital ku i kanë bërë 12 qepje në kokë. Skaneri i kokës nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit.

Tani doktorët i kanë bërë disa analiza dhe janë në pritje të përgjigjeve. Ata dyshojnë se Aka ka një problem me sheqernat në trup.



Të ndryshme
Më shumë
Vdekja e Musaenit në Velipojë, kamarierët e Shkodrës do të dhurojnë bakshishet e ditës për familjen e 20-vjeçarit29 June 2021
Salla “Boris Trajkovski” në Shkup mbyllet për vaksinim 4 October 2021
“A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët22 October 2021