Nga Rajoni
24 August 2021
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën

Sot rreth orës 12:05 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa, raporton Gazeta Blic.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka caktuar ndalim prej 48 orësh për Krivaqën.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) i cili ka qenë në arrati dhe është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).



Të ndryshme
Më shumë
Violete Kukaj në Amerikë, asnjë fjalë për luftëtarët që iu këndoi18 September 2026
Ardian Gjini preket nga humbja e Rifat Stojkajt: Deçani humbi një nga djemtë më të mirë11 May 2026
Kjo është vajza 21 vjeçare e Duda Balje 1 September 2021