Nga Rajoni
11 March 2026
Familja Cani: Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve

Në një deklaratë të fortë për mediat, familja Cani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok. Ata theksojnë se Martini nuk u vra nga aplikacioni, por nga dështimi i institucioneve shqiptare.

“Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike”, thuhet në reagim.

Familja Cani rendit faktet që sipas tyre çuan në tragjedinë e djalit: mungesa e sigurisë në shkolla, papërgjegjshmëria e institucionit arsimor, dështimi i sistemit shëndetësor dhe politika e qeverisë që u fokusua më shumë tek propaganda sesa tek siguria e fëmijëve.

“Të vërtetat ulëritëse që po vrasin fëmijët tanë janë: sistemi arsimor i falimentuar, papërgjegjshmëria e shkollës, krimet e sistemit shëndetësor dhe propaganda në vend të sigurisë. Mjaft me manipulime! Kërkojmë drejtësi për Martinin dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur”, shprehet familja.



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin të suksesshme, Qeveria mbetet stabile31 October 2021
Trump thyen rekordin historik për fjalimin ndaj Kongresit, 80 milion fuçi naftë nga Venezuela nënvizojnë arritjet energjetike25 February 2026
Heshtje nga Prokuroria për rastin e Artan Grubit, pa detaje mbi hetimet12 April 2026