Nga Vendi
24 August 2021
Shtabi i Krizës ndërkomunal dha rekomandime për rajonin e Gostivarit

Situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është serioze, por nën kontroll. Ky vlerësim është një nga përfundimet pas takimit të jashtëzakonshëm të shtabit ndër-komunal të krizës për rajonin e Gostivarit.

“Në takim, përfaqësues të stacionit policor, spitalit dhe qendrës shëndetësore përcollën informacion nga departamentet e tyre në lidhje me situatën.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, kapaciteti për pritjen e pacientëve është pothuajse i plotë dhe sot ishin 103 pacientë me COVID-19 për trajtim, nga të cilët 63 janë në mbështetje të oksigjenit.

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë janë mobilizuar në institucion dhe tani për tani nuk ka nevojë për angazhim shtesë. Sipas të dhënave të qendrës shëndetësore, mbi 30.000 persona janë vaksinuar deri më sot.

“Sipas asaj që u tha në takim, ne arritëm në një përfundim me katër pika: E para është vlerësimi se situata është serioze, por nën kontroll. Së dyti, u bëjmë thirrje qytetarëve që t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për zbatimin e masave mbrojtëse. E treta është që qytetarët të vaksinohen, sepse kjo është mbrojtja më e mirë tani për tani, ndërsa pika e katërt e fundit është se vetëqeverisja lokale vë në dispozicion kapacitetet e saj për organizimin e pikave të reja të vaksinimit”, tha kryetari i Gostivarit Arben Taravari./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë do të mësojnë nëpër shkolla25 August 2020
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni13 September 2021
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë 6 July 2021