Nga Rajoni
25 August 2021
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projekt-Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme që mundëson shitjen dhe dhënien në shfrytëzim të pronave të konfiskuara.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës së, “Ligji ka qenë nuk e ka paraparë shitjen e pronave të konfiskuara”.

“Tashmë i kemi 12 prona të konfiskuara që edhe po kushtojnë për mirëmbajtje dhe nuk kemi mundësi t’i shesin, e me këtë plotësim-ndryshim të këtij projektligji mundësohet edhe shitja por edhe dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave”, tha Sallahu gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, përmes një njoftimi Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se “Kalon projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Moti i keq merr me vete makinat në Itali, përmbytje dhe rrugë të mbuluara nga balta10 October 2026
Ali Ahmeti nderon Jasharët në Prekaz dhe bën homazhe te varri i Fehmi Lladrovcit 6 March 2026
OBRM-PDUKM thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në23 July 2021