Nga Vendi
25 August 2021
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Shërbimet e Inteligjencës nga Administrata Doganore parandaloi 48 persona me vendim izolimi të largoheshin nga vendi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit me ndihmën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe policisë kufitare.

“Departamenti i Inteligjencës brenda Sektorit për Kontrollin dhe Hetimin në Administratën Doganore në bashkëpunim me Oficerët Doganorë nga IG Aeroport, SSHI, Policia Kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, ka regjistruar dhe ndaluar 48 personat që u përpoqën të largohen nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe njëkohësisht ata janë të regjistruar në listën e SSHI si persona të infektuar me virusin Covid-19 me një vendim aktiv për izolim”, thonë nga Dogana.

Ky kontroll i udhëtarëve të regjistruar për trafikun ajror kryhet me vendim të Qeverisë së dhe vazhdon të kryhet në dy aeroportet në Shkup dhe Ohër duke kaluar listat e udhëtarëve me listën e SSHI të cilëve u është dhënë një vendim për izolim infeksionit me virusin Covid 19./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Gjuha shqipe është zyrtare, por zbatimi në praktikë mbetet problem15 March 2026
Në luftë me kancerin, por Vjosa Berisha shkëlqen në hapjen e “PriFest”25 August 2021
Komuna e Tetovës ka reaguar pas akuzave publike të bëra nga shtëpia botuese "Onufri"26 May 2025