Nga Rajoni
4 July 2020
Velipojë, mbytet një 76-vjeçar nga Gjakova

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër.

Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina publikon fotografi nga pushimet me bashkëshortin dhe djalin 28 August 2021
Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Ohrit 3 July 2020
Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë 6 September 2021