Nga Rajoni
4 July 2020
Arrestohen dy polic në Shqipëri, kërkuan para dhe seks për kthimin e automjetit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, kanë ndaluar dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë.

Dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës, në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë ryshfeti dhe favore seksuale.

Bëhet fjalë për H.Z., oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe L.D., shef seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Ndër të tjera, janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv.



Të ndryshme
Më shumë
Frashër Krasniqi e quan hipokrit Albin Kurtin16 June 2021
Qeveria dhe disa institucione pritet të rikonstruohen, paralajmëron Mickoski 7 February 2026
Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi” dhe IRI, në fokus rinia, gratë dhe hulumtimi i opinionit publik30 September 2026