Nga Vendi
27 August 2021
BDI zyrtarizon kandidatët për dy komuna

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar kandidatët për dy komuna shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bërvenicë dhe Kërçova ishin komunat që duheshte të konfirmohet kandidatura për zgjedhjet lokale nga BDI.

Në Kërçovë është konfirmuar edhe për një mandat Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës kurse në Bërvenicë BDI do të garojë me të zgjedhurin e degës së atjeshme, Arkin Jahiji.

Në Bërvenicë gjithashtu kandidat është edhe kryetari aktual i komunës Enver Pajaziti i cili garon për mandatin e katërt. 

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Paraburgim për pronaret e shtëpive të të moshuarve në Shkup, keqtrajtonin të moshuarit 8 October 2025
Kriza kishte nisur që në gusht, dalin detaje të reja për ndarjen e Klodit dhe Elijonës27 September 2026
“Nuk ishin kamera sigurie” – Eksperti flet për videot e skandalit të Adi Hilës 3 October 2026