Nga Vendi
27 August 2021
Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojë online

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se është sjellë vendim që shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar, mësimin ta fillojnë online.

Ai tha se ky vendim është marrë me konsensus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me konsensus është sjellë rekomandimi për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar, që nga 1 shtatori mësimin ta fillojnë online edhe atë për dy javë, ndërsa më pas sipas zhvillimit të situatës me pandeminë do të merret vendim tjetër”, tha Filipçe.

Ai shtoi se njëra nga arsyet kryesore për këtë vendim është situata në spitale, të cilat janë të stërmbushura.

Ndryshe, dje Shtabi i Krizave në Tetovë kërkoi të shtyhet fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike, për shkak të gjendjes momentale me pandeminë./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Gjini: "Nëse Kurti qeveris, Kosova edhe 10 vjet do të blejë rrymë përmes sekserëve të Serbisë" 9 June 2026
Protestuesit letër ambasadave: Kërkojnë hetim për veprimet e policisë dhe lirimin e të arrestuarve 5 July 2026
Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni26 July 2021