Nga Vendi
31 August 2021
Gostivar, një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte

Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshuar i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm, raporton Gostivari Sot

Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjeve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.

Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në Polici, Zjarrfikësit dhe Ndihmën e shpejtë.

Është dashur që të mbërri prokurori publik në vendngjarje që zjarrfikësit dhe policia të ndërhyjnë në hapjen e derës hyrëse të banesës. Pasi është hapur dera, është konstatuar që banori i banesës ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ekspertizë kanë bërë prokurori publik dhe organet e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Sërish alarme për bomba, sot në “shënjestër” ishte shkolla "Hasan Prishtina" në Çair29 October 2025
Një ditë pas hapjes së aeroporteve në Maqedoni, më shumë udhëtarë ikën se sa erdhën 2 July 2020
Buta ribashkohet me gruan 3 October 2026