Nga Vendi
31 August 2021
BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim

Reisul Ulemaja dhe zv. Ministri i Shëndetësisë apelojnë për vaksinim masiv

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 30 Gusht 2021, priti zv. Ministrin për Shëndetësi z. Ilir Hasani, në një takim të jashtëzakonshëm për shkak të emergjencës me situatën e pandemisë.

Fillimisht Ministri Hasani e njoftoi Reisul Ulemanë me gjendjen aktuale, e cila për momentin është shumë kritike në shumë qytete të vendit tonë dhe paraqet rrezik të madh për jetën e banorëve, sidomos të atyre që nuk janë vaksinuar. Virusi i ri (kovid 19) versioni delta çdo ditë po merr më shumë jetë të moshave të ndryshme, ndërsa spitalet janë të stërmbushur me raste kritike.

Andaj, gjatë takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe zv. Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Hasani përcollën mesazhe në publik për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që masovikisht të vaksinohen dhe të ndihmojnë në ngritjen e imunitetit në shoqëri.

Ata njëherit bënë thirrje për respektimin rigoroz të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kundër virusit kovid 19, me qëllim që sa më shpejtë të tejkalohet kjo pandemi.



Të ndryshme
Më shumë
Shënohet sot 23-Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase23 October 2025
Deklaratë kundërthënëse e komikes amerikane për Donald Trampin28 May 2020
Mariçiq nga Prespa: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave 1 July 2021