Nga Rajoni
31 August 2021
E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për bashkëshortin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj A.G. i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes, raporton Express

Rasti ka ndodhur më 26 gusht në Prizren, ku A.G. dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë.

“Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, është bërë e ditur se rasti dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Nga familja Jashari te roli i Thaçit: Krejt çka tha Clarku dje në Hagë19 November 2025
Ambasadori suedez: Kosovës i duhet një qeveri legjitime, të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses 3 October 2025
Përmbytet Malësia e Tetovës, banorët: Nuk duam kryeministër shqiptar, duam infrastrukturë (VIDEO)24 June 2020