Nga Vendi
28 February 2026
Ferati priti drejtorin e MALMED, fokus në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore

Drejtoresha e Spitali Gjinekologjik Nënë Tereza - Çair, dr. Meral Ferati, priti në vizitë drejtorin e MALMED – Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore, ku gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional, respektimin e standardeve ligjore në menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore, si dhe për avancimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve për pacientët.

Vizitat e tilla u konsideruan si dëshmi e përkushtimit të përbashkët për transparencë, profesionalizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor, duke rritur besimin dhe standardet e kujdesit ndaj qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet19 October 2026
Analizë, 40 për qind e njerëzve me arsim të lartë në Maqedoni jetojnë dhe punojnë jashtë vendit! 1 March 2021
Selami me qëndrim ndryshe nga Zaev për regjistrimin e popullsisë23 September 2021