Nga Vendi
31 August 2021
Refugjatja afgane lind beben e saj në Shkup

Ka lindur shtetasja afgane që mbrëmjen e djeshme zbriti në Aeroportin e Shkupit, në javën e 39-të të shtatëzanisë, shkruan Alsat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pasditen e sotme në Klinikën e Gjinekologjisë shtetasja afgane ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore.

“Ajo dhe fëmija i porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, përveç shtetases që tashmë ka lindur, në grupin e 149 refugjatëve afganë ka edhe katër gra shtatzëna.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”11 October 2021
Rexhep Selimi kërkon heqjen e regjimit të vizitave në Hagë28 March 2026
Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup 5 July 2020