Nga Vendi
31 May 2026
Ahmeti nga Çashka: "Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë"

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çashkë, ku u konstituuan organet e reja drejtuese të degës.

Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi forcën dhe unitetin e organizatës, "Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë në Çashkë. Përfaqësuesit tanë dhe organizata jonë politike bartin një përgjegjësi të madhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre dhe në shërbim të interesit të përbashkët."

Ai nënvizoi se angazhimi për barazi, dinjitet dhe respektimi i plotë i frymës dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i pandryshuar, duke e cilësuar atë si themel të bashkëjetesës, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Ahmeti falënderoi delegatët, aktivistët dhe qytetarët për besimin dhe përkushtimin e tyre, duke mbyllur me thirrjen, "Së bashku vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar."



Të ndryshme
Më shumë
Rama ‘blindon’ bregdetin: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vendin30 June 2021
Publikohet foto e rrallë e tenorit Ramë Lahajt gjatë luftës23 September 2026
BDI: Aktakuza për Lotarinë Shtetërore është politike, kërkojmë transparencë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare13 August 2026