Nga Vendi
1 September 2021
Vuçiçi takohet në Slloveni me Ramën e Zaevin: Forumi i Bledit nën hijen e “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bëri një pritje të veçantë në Slloveni kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përpara takimit në Forumin Strategjik të Bledit.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirësevini”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, duke ndarë një fotografi me Zaevin dhe Ramën.

Për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiq ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç. Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.

Lidhur me këtë Forum, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i lumtur se po e takon atë atje, në rrethana të tjera.

“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar Plenkoviç.



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet sërish pika kufitare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë 5 December 2025
Tetovë-Gostivar, shkelen vendimet për izolim për shkak të koronavirusit17 August 2021
Edi Rama flet për Dua Lipën: E dua shumë por ajo nuk është Papa29 September 2026