Nga Bota
2 September 2021
Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet brutalisht “E bukura e Bagdadit”

Një vajzë e re, e cilësuar si “E bukura e Bagdadit” është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra. Nourzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë kur u sulmua nga agresorët.

Sipas raportimeve, ajo kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj, edhe pse, familjarët kishin rekomanduar këtë gjë. Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjete sociale dhe janë vërtetë të rënda.

Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat dhe kanë dënuar aktin e rëndë. Mediat vendase, aludojnë se e reja është vrarë nga familjarët, pas refuzimit të kërkesës së tyre.

Deri më tani, policia ka arrestuar vëllanë e Nourzan, i cilësuar si i dyshuari kryesor për vrasjen dhe ka shpallur në kërkim 2 kushërinjtë e saj. Mediat shkruajnë se Nourzan ishte martuar edhe njëherë tjetër kur ishte 13-vjeçe.

Edhe asokohe ajo nuk dëshironte të martohej, por vullneti i prindërve ishte i kundërt dhe ceremonia u zhvillua.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev komenton buxhetin për vitin 2022: Cilësia më e mirë e jetës për qytetarët është në fokus të Qeverisë19 November 2021
DAP apelon: Afati i fundit për regjistrim në TVSH është 15 janari 202613 January 2026
Rama: Shqipëria nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së12 July 2026