Nga Bota
5 July 2020
15 milionë birra të shitura në natën e parë të rihapjes së pub-ve, britanikët “harrojnë” virusin

Më në fund pub-et në Britani u hapën. Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.

Ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.

Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët.

Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.

Britania e Madhe regjistroi 64 viktima të shtunën dhe mbi 600 persona të tjerë të infektuar dhe grumbullimet të tilla masive dyshohet se mund të rikthejnë një përkeqësim të situatës përsa i përket pandemisë./A2CNN/



Të ndryshme
Më shumë
Arkin Jahiji zyrtarizon kandidaturën për Bërvenicën: “Nuk vij për të ndarë, por për të bashkuar”16 August 2026
Sela për tragjedinë në Tetovë: Nuk do të lejojmë të fshihen pisllëqet 9 September 2021
Tch: Emri i Vlora Çitakut lakohet për ministre të Diasporës së Shqipërisë 1 September 2021