Nga Vendi
3 September 2021
Arrestohen tre persona nga Gostivari për kokainë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë arrestuar tre persona për kokainë.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:00 janë privuar nga liria A.B (31) nga Gostivari, S.F (33) dhe A.I (31) nga Turçani dhe Çegrani për shkak të dyshimeve për drogë”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se nga automjete me të cilin kanë lëvizur, në afërsi të pikëpagesës në Gostivar kanë hedhur paketë me kokainë e cila më pas është zbuluar nga policia.

Pas dokumentitmit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa adekuate./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë13 August 2020
I biri ndërroi jetë në një klinikë private, nëna e Giorgos Mazonakis vjen me një mesazh të fortë22 September 2026
Tentimi i fundit për largimin e vetos bullgare16 December 2020