Nga Vendi
8 April 2026
Afrim Gashi: 8 Prilli, thirrje për barazi dhe përfshirje të komunitetit rom

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar komunitetin rom me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi dhe angazhimi shoqëror.

Në mesazhin e tij, Gashi vlerëson kontributin dhe identitetin e komunitetit rom ndër shekuj, duke nënvizuar se kjo ditë përfaqëson një thirrje për më shumë barazi dhe respektim të të drejtave të njeriut, “kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm reflektimi dhe vlerësimi për kulturën e pasur dhe identitetin e veçantë që komuniteti rom ka ndërtuar ndër shekuj, ajo është gjithashtu një thirrje e vazhdueshme për të forcuar angazhimin tonë për barazi dhe përfshirje”.

Ai thekson se komuniteti rom mbetet pjesë e rëndësishme e mozaikut shoqëror dhe kulturor në vend, duke shtuar se institucionet kanë përgjegjësi për krijimin e politikave gjithëpërfshirëse, “theksoj përgjegjësinë që institucionet kanë për të garantuar mundësi të barabarta, arsim cilësor dhe një jetë dinjitoze për çdo qytetar pa dallim”.

Në përfundim, Gashi bën thirrje që kjo ditë të shërbejë si nxitje për forcimin e mirëkuptimit dhe avancimin e vlerave të barazisë në shoqëri.



Të ndryshme
Më shumë
Konjufca kritikon Abazoviqin: E turpshme që qëndroi gatitu kur u këndua kënga “Do të kthehemi në Kosovë” 7 September 2021
Filipçe mohon zërat për shkarkim: “Janë thashetheme kafeneje”25 March 2026
VLEN: Ristovi nuk është rast i izoluar, “ombrella” e drejtësisë së kapur po çahet21 January 2026