Nga Vendi
6 September 2021
Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka kaluar mbi 180 mijë, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 15 mijë.

Numër i lartë i vdekjeve u regjistruan edhe dje (21) të cilët ishin prej 49 deri 94 vjeç. Dje nga 5.416 testimet e kryere, 459 raste rezultuan pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raste aktive më shumë ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa me më pak raste aktive janë Demir Kapia, Dojrani dhe Pehçeva.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 80 përqind e pacientëve që janë infektuar me COVID-19, janë të pavaksinuar.

Gjithashtu, shumica e pacientëve që janë të hospitalizuar nuk kanë pranuar vaksinë kundër virusit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Oda Ekonomike kërkon uljen e numrit të festave shtetërore në Maqedoninë e Veriut 5 October 2026
“Largohuni, përndryshe do të përdorim forcë” – Policia apelon protestuesit para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së16 September 2026
Gjykata e Prishtinës dënon me burg të përjetshëm dy të akuzuar për sulmin në Banjskë24 April 2026