Nga Vendi
6 September 2021
Policia e Maqedonisë për një ditë ka dënuar 703 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit, dje (05.09.2021), janë dënuar 703 shoferë.

“84 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara”.

“Prej 703 vozitësve të sanksionuar, 349 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 354 jashtë zonave të banuara”, thonë nga MPB.

Ata i ftojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e komunikacioni dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri:93 raste dhe 4 viktima në 24 orë11 July 2020
Kaevski: Shumica në Kuvend është stabile dhe vetëm mund të rritet29 October 2021
Finance Think rekomandon rritje graduale të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni29 June 2021