Nga Vendi
6 September 2021
Filipçe: Vaksina është e sigurt nuk duhet të keni frikë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një dalje për media, bëri të ditur se tani fokusi është vendosur që të vaksinohen edhe më të rinjët, pasi që tani ato janë kategroia më e rrezikuar. Filipçe shtoi se 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar.

“Analizat tona tregojnë se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë. Shtrirja e vaksinimit po rritet, qytetarët mbi 40 vjeç janë vaksinuar 53%. Tani prandaj e vendosim aksentin që të vaksinohen edhe më të rinjët. Tani ato janë kategori që janë më pak të mbrojtura, virusi po përhapet mes tyre. Kemi treguar se vaksina është e sigurt dhe efikase nuk duhet të ketë frikë”, tha Filipçe, transmeton TV21



Të ndryshme
Më shumë
Shehaj denoncon: “Skandal botëror”, në qendër të vëmendjes rasti i Ermal Beqirajt dhe dosja e AKSHI-t30 July 2026
Kosovë: pesë viktima dhe 118 raste të reja me COVID-1919 July 2020
Shpejtësia në internet: Maqedonia e vendin e 18-të në botë23 June 2020