Nga Vendi
7 September 2021
Dita e Pavarësisë, disa rrugë të Shkupit sot të mbyllura për qarkullim

Për shkak të manifestimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë, sot duke filluar nga ora 11:00 në pjesën qendrore të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit rrugor.

“Do të mbyllen rr.”11 tetori”, rr.”Dimitrie Çupinski” në drejtim të rrugës “Vasil Gllavinov” deri tek rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, kurse kahja e kundërt do të jetë e hapur për trafik, ndërsa nga ora 15 trafiku do të jetë i mbyllur në dy korsitë”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Nga MPB shtojnë se nga ora 23:00 e datës 07.09.2021, deri në ora 11:00 e datës 08.09.2021 do të mbyllen edhe rrugët “Dame Gruev”, deri tek udhëkryqi me rr. “Maqedonia”, duke vazhduar drejt kryqëzimit me rrugën “11 tetori” dhe rrugën “Filipi i Dytë” në shtrirje nga rruga “Kej 13 nëntori” në rrugën “11 tetori”, pastaj në drejtim nga bul. “Koço Racin” deri tek rr.”Dame Gruev”.



Të ndryshme
Më shumë
Dy të hospitalizuar në Tetovë me dozën e dytë, 23 të hospitalizuar nga Covid-19!24 September 2021
Liderët e VLEN uruan Albin Kurtin për fitoren e Vetëvendosjes në Kosovë28 December 2025
Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut10 May 2025