ShowBiz
7 September 2021
Vdiq babai i Shkenda Dubovës, zbulohet arsyeja e vdekjes...

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Shkenda Dubova njoftoi ndjekësit se babai i saj ka ndërruar jetë.

Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.

Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.

“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Tensionet në Lindjen e Mesme vendosin në pikëpyetje tapetin e kuq të Oscars 2026 5 March 2026
Fjolla Morina thotë se një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm 4 October 2021
Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe30 August 2021