Nga Bota
8 September 2021
70-vjeçari në Itali shkatërron Ferrarin me vlerë 135 mijë euro

Jo shumë larg nga stacioni i policisë, një 70-vjeçar në Itali përplasi Ferrarin e tij 135 mijë euro me një pemë duke e shkatërruar.

Sipas mediave italiane, i moshuari kishte marrë edhe një kameraman për ta filmuar atë teksa drejtonte Ferrarin e vitit 1991 me shpejtësi, por vetëm pas dy xhirove, ai humbi kontrollin dhe makina u përplas me pemën.

Zhurma e shkaktuar nga përplasja bëri që policia të mbërrijë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i moshuari u dërgua në spital me plagë të lehta.

 



Të ndryshme
Më shumë
Raport, dyshime për plan të inteligjencës ruse për atentat ndaj Orbanit para zgjedhjeve22 March 2026
Të famshmit shprehin keqardhje për tragjedinë në spitalin e Tetovës 9 September 2021
Rrëfimi i afganes që sa ishte shtatzënë u torturua nga talebanët të cilët edhe ia nxorën sytë, urdhërin për këtë e kishte dhënë babai i saj19 August 2021