Nga Vendi
8 September 2021
Ilir Hasani për TV21: Jam rrugës për në Tetovë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani është rrugës për në Tetovë, pasi spitali mobil i këtij qyteti i destinuar për Kovid-19 është shkrumbuar.

Hasani për TV21 nuk flet për viktima dhe të lënduar, pasi pret të arrijë në Tetovë që të marrë informacione të sakta.

Vijojnë edhe deklaratat pas kontrollit të gjendjes.

Gjithçka çfarë raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme është se zjarri është raportuar në ora 21:15, dhe se për të lënduar dhe viktima ende nuk flitet zyrtarisht.



Të ndryshme
Më shumë
Bie rivaliteti mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe19 August 2021
Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar31 August 2021
Fifi i ofendon rendë ish të dashurat e Granitit22 October 2021