Nga Vendi
9 September 2021
Kryqi i Kuq ofron ndihmë prej 30 mijë denarëve për familjarët e të vdekurve nga zjarri në Tetovë

Kryqi i Kuq do të sigurojë ndihmë financiare në vlerë prej 30,000 denarëve, për familjet e personave që humbën jetën nga zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë.

Kryqi i Kuq shpreh ngushëllime për këtë ngjarje, duke thënë se këtë e ndihmë e bëjnë në shenjë të solidaritetit.

“Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e qytetarëve të vdekur dhe të plagosur në zjarrin tragjik në Qendrën Covid në Tetovë që ndodhi në mbrëmjen e 8 shtatorit 2021. Në këto momente të vështira të humbjes së të dashurve, në shenjë solidariteti dhe gjesti njerëzor, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë ndihmë financiare të njëhershme në vlerë prej 30,000.00 denarë për familjet e të ndjerëve”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Ndryshe, nga ky zjarr humbën jetën 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Arsyet akoma janë të panjohura./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ Maqedoni: Këto janë komunat në të cilat kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë18 October 2021
Einxhel thyen krahun brenda shtëpisë së famshme?28 January 2022
“Duhet të dilja pak nga vetja, që të qëndroja më gjatë”, Elhaid Cufi flet pas largimit nga BigBrother VIP19 October 2021