Nga Rajoni
9 September 2021
Nuk kalojnë as 24 orë, ministrja Gërvalla gabon sërish në Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, sërish ka bërë huqje në postimin e saj të fundit në rrjetin social Twitter.

Në këtë postim, Gërvalla ka tentuar që ta etiketojë ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me tragjedinë në spitalin e Tetovës.

Por, pa u bërë 24 orë nga huqja me flamujt e Moldavisë dhe Andorrës, Gërvalla bën gafën e radhës, duke bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani, e jo atë të homologut të saj.

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën ‘tag’-un të krijuar si ‘Bujar_O’, kurse Gërvalla e ka bërë ‘BujarO’, që me një klikim të dërgon në profilin e krejt dikujt tjetër.

Por nuk vonoi shumë dhe postimi u fshi, për t’u zëvendësuar më pas me një ‘tweet’ tjetër pa gabime.

Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhanë vlerën më sublime që quhet liri16 September 2026
Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?25 September 2026
Bashkë në Çellopek, AKI në mbështetje të Arkin Jahijit për Bërvenicën27 September 2026