Nga Vendi
6 July 2020
Pesë viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 172 pacientë

78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë  3579 raste aktive me Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Protesta e infermierëve në Tetovë vazhdon – zgjidhja në dorë të ministrit të ri të Shëndetësisë 3 June 2025
“Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon12 October 2021
Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë në Maqedoni28 September 2021