Nga Vendi
28 September 2021
Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë në Maqedoni

Deri ditën e djeshme (27 shtator) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.619.857 persona, 503.491 ekonomi familjare dhe 711.695 banesa.

Enti Shtetëror për Statistika informon se mundësinë për vetregjistrim, e kanë shfrytëzuar 198.589 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.

Sot është dita e 24 e regjistrimit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy ditë.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre përkatëse, të cilat i ka hapur ESHS.

Regjistrimi i popullsisë, zyrtarisht nisi më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbrëmje vendimtare në Ligën e Konferencës, Drita dhe Shkëndija në kërkim të përmbysjes26 February 2026
Mickoski: Rritja e PBB-së është tregues se ekonomia po shkon mirë, për vendin është arritje e madhe 6 December 2025
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë22 September 2020