Nga Vendi
10 September 2021
Luma: Vetëm ekspertët e piroteknikës mund të bëjnë vlerësimin sesi zjarri në pak minuta shkrumboi çdo gjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” duke folur për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular të Tetovës, tha se është e pashpjegueshme sesi zjarri përfshihu në pak minuta çdo gjë dhe e shkrumboi gjithë spitalin në pak çaste. Ai tha se vetëm ekspertët e piroteknikës, vetëm këta ekspertë, mund të shpjegojnë atë që ndodhi mbrëmë në Tetovë, dhe nëse mund të ishte evituar e gjithë tragjedia e mbrëmshme. Prandaj, sipas tij, duhet që t’ia lejmë fjalën ekspertëve dhe hetuesve përpara se të akuzojmë.



Të ndryshme
Më shumë
Kandidatet për tre parti të ndryshme por me një vlerë të përbashkët 7 July 2020
LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë25 June 2021
KSI-ja do të marrë vendim për masa kundër variantit Delta 5 July 2021