Nga Vendi
10 September 2021
Një i vdekur nga Covid 19 në Tetovë

Në 24 orët e fundit në Tetovë një person ka humbur jetën nga virusi Korona informojnë nga Spitali i Tetovës.

Tetë persona janë me nga një dozë të vaksinës të prekur nga virusi ndërsa katër janë me dy doza të vaksinës.

Gjithashtu është zvogëluar edhe numri i pacientëve me oksigjeno-terapi që janë 56 ndërsa një pacient është në respiratot. Ambullantë ditore janë 36 pacientë.

Tetova po shkon drejt një stabilizimi të rasteve dhe po e kalon këtë fazë të katërt të pandemisë.

Javën e ardhshme pritet të sillet një tjetër vendim nëse do të fillojnë shkollat e mesme me mësim fizik ose jo. Dy javët e para për shkak të rasteve të shumta u vendos që mësimi të mbahet online.



Të ndryshme
Më shumë
Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave 9 September 2021
Konjufca: Betohem në vajzat e mia se vetëm deputetët e opozitës i kanë 150 familjarë të afërt në institucione 3 August 2021
Mbyllet një lokal në Gazi Babë, nuk ka respektuar orarin e punës24 January 2021