Nga Vendi
13 September 2021
Zaevi nuk ka informacione se a u mbikëqyr spitali modular në Tetovë

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka informacione se kush e ka kryer mbikëqyrjen e ndërtimit të spitalit modular në Tetovë.

“Nuk kam asnjë informacion për mbikëqyrjen”, tha Zaev, transmeton TV21.

“Do të na japin me siguri institucionet përgjigje”, tha më tej ai.

Por siguroi, se pranim-dorëzimi është realizuar në bazë të parametrave të definuar në projekt.

“Pranim-dorëzimi është i qartë i definuar për këto projekte, nuk do të hyja në detaje, por jam e sigurt se institucione do të japin përgjigje”, tha Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj19 August 2021
Emrat e ministrave në qeverinë e re të Maqedonisë20 August 2020
Musliu: Komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në21 October 2021