Nga Vendi
14 September 2021
Katër ekspertë gjerman do të përfshihen në hetimin për zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës

Ekipi gjerman nga Shërbimi Federal Kriminalistik i cili duhet të arrijë këto ditë përbëhet nga katër anëtarë edhe atë dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy kriminalistë për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim.

Këtë e tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me ekspertët gjerman që do të përfshihen në hetimin për zjarrin në Spitalin e Tetovës.

Arsovski tha se në MPB përgatitet mbështetje në formën e mjeteve, drafteve, planeve dhe informacioneve të tjera relevante që mund të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve.

“Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me kriminalistët në MPB si mbështetje ndaj PTHP-së gjatë hetimit të vërtetimit të arsyeve për zjarri në Spitalin Modular në Tetovë”, theksoi Arsovski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vdekja e 7-vjeçarit në Gostivar, Prokuroria: Fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë16 March 2021
Duda Balje reagon ndaj serbëve: Provokimet tuaja, frymëzim për ne, krenare në çdo hap me policinë tonë22 September 2021
Zv/Kryeministri Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq14 September 2020