Nga Vendi
15 September 2021
Maqedoni: Dje janë aplikuar mbi 13 mijë doza të vaksinës anti-covid

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.411.735 doza të vaksinës, ndërsa 647.769 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.493 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.057 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Erdhi për vizitë nga Haga për shkak të gjendjes së gruas, qytetarët mblidhen para shtëpisë së Jakup Krasniqit18 November 2026
Arben Fetai: Me valixhe erdha nga Belgjika, por nuk kam ndërmend të iki – Taravari po “artanizohet”25 May 2025
Bexheti: BDI në rritje, VLEN në rënie, “Konstanca jonë po shpërblehet”24 February 2026