Nga Vendi
24 February 2026
Bexheti: BDI në rritje, VLEN në rënie, “Konstanca jonë po shpërblehet”

Deputeti i Blerim Bexheti deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim po shënon rritje të vazhdueshme në matjet e opinionit publik, ndërsa kundërshtari politik, VLEN, sipas tij, po përballet me rënie të mbështetjes.

I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA” në TV SHENJA, Bexheti theksoi se qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e politikave të BDI-së po reflektohen në sondazhe dhe hulumtime të realizuara nga, siç tha ai, organe relevante dhe jo të porositura nga partia.

“BDI po rritet në çdo hulumtim dhe matje të opinionit. Ndërkohë, vetëm dy muaj pas zgjedhjeve, VLEN ka shënuar rënie të mbështetjes. Kjo dëshmon konstancën tonë politike”, deklaroi Bexheti.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen29 June 2021
Sara e harroi një ditë pas ndarjes dhe shkoi te tjetri, Atdheu: Më kanë çuar foto 2 July 2021
Filipçe: OBRM-PDUKM e ndali rritjen e pagave në shëndetësi26 September 2025