Nga Vendi
15 September 2021
Zaev për Ditën e demokracisë: E ndërtojmë për barazinë e të gjithëve

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook dërgoi porosi me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë.

Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut feston 30 vite pavarësi dhe pjesëmarrje të pavarur në jetën e bashkësisë së popujve, shkruan Zaev, e festojmë edhe parimin e madh – se demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit.

Sipas Zaevit, dita e sotme është përkujtues se demokracia është dialog i dykahshëm mes qytetarëve në shoqëri, përfaëqsuar nga përfaqësuesit politik për të sunduar udhëheqja e mirë.

“Në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut demokracinë e ndërtojmë në inkluzivitet në barazi të të gjithëve pa përjashtim, dhe vetëm si e tillë është themel për zhvillim të qëndrueshëm dhe për respektim të të drejtave të njeriut. Kultivimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike e përforcon kohezionin në shoqërinë tonë dhe e ndan prioritetin për bashkim në mënyrë që t’i realizojmë interesat kryesore shtetërore dhe prioritet kryesore nacionale”, shkruan Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët25 March 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës 9 September 2026
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez29 September 2026