Nga Vendi
25 March 2026
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët

Spitali “Gjinekologjik Çair”, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, ka realizuar një aksion për rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme të institucionit.

Gjatë këtij aktiviteti janë kryer punime për prerjen e barit, krasitjen e drunjve dhe degëve, si dhe mbjelljen e drunjve të rinj dhe luleve, me synim përmirësimin e ambientit dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin.

Në aksion morën pjesë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, dhe drejtoresha e spitalit, dr. Meral Uzeiri Ferati, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA 4 September 2021
Filipçe: Qeveria po vonon masat, qytetarët përballen vetëm me rritjen e çmimeve 5 April 2026
Protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha e quan ‘Foltore 2’, zbulon misionin e saj17 November 2025