Nga Vendi
15 September 2021
Dimitrov: Non-paper i fundit është komplot ballkanik, ndoshta vjen nga ne

“Asgjë nuk po ndodh në lidhje me marrëdhëniet midis vendit dhe Bullgarisë”, tha zv. kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov për “TV Slobodna”, ku iu referua temave aktuale të lidhura me Ballkanin.

Gjegjësisht, Dimitrov tha gjatë vizitës se asgjë e re nuk po ndodh në fushën e marrëdhënieve me Bullgarinë fqinje, sepse Bullgaria po përballet me zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare që do të mbahen së bashku me ato presidenciale.

Prandaj, për të non-paper që u shfaq në publik është plotësisht e pakuptimtë.

“Unë gjithashtu kam parë shumë non-paper dhe shumë dokumente zyrtare. Së pari, mund të them se gjuha në të cilën është shkruar nuk korrespondon me gramatikën angleze. Prandaj, unë supozoj se “dokumenti” është një komplot ballkanik, ose ndoshta vjen nga ne, por kjo është në sferën e spekulimeve”, tha Dimitrov.

Qeveria bullgare gjithashtu është distancuar nga një dokument i tillë.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mjekja nga Tetova në vijën e parë kundër Koronës (Foto) 2 July 2020
Bekim Sali në Kiev, riafirmon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën24 February 2026
Fëmiju i parë i 2021 në Tetovë është djal dhe nga f.Sellcë (FOTO) 3 January 2021