ShowBiz
7 July 2020
Duda Balje s’është si në fotografi, është e shtirë…

Deputetja e mirënjohur boshnjake, Duda Balje, ka bërë një rishpërndarje të një qytetari që e lavdëron atë me fjalë mjaft interesante.

Qytetari me inicialet F.Xh. shkruan ndër tjerash se Balje “nuk është si në fotografi”, mbase në referencë me komentet e shumë të tjerëve që e vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj fizike.

Ai thotë se Balje është “e shtirë” (vështirë) duke rrëfyer për një tipar të karakterit të saj, përcjell Periskopi.

“Duda nuk është siç e shihni në Tv apo në fotografi. Duda ka qëndrim të veçantë, është e vështirë. I kupton njerëzit pa fjalë, i kupton qëllimet e secilit vetëm me shikim.” – himnizon qytetari znj.Balje, ndërsa paralajmëron edhe se ka shumë gjëra të pathëna për të.

Kulti i individit vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore të demokracisë kosovare ndërsa nuk dihet se çka e ka frymëzuar qytetarin për një status të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Ismaili dhe motrat e saj s’shkojnë në gjykimin e Enver Sekiraçes 7 October 2021
Burri futet brenda fustanit të nuses që ta ndihmonte të ecte më lirshëm për shkak të erës së fortë16 June 2021
Semi dhe Graniti flirtojnë në prani të Fifit25 October 2021