Nga Vendi
17 September 2021
Tragjedia e Tetovës, Kaleska: Shkarkimi i ministrit apo zëvendësministrit nuk është zgjidhje

Snezhana Kaleska nga LSDM e ftuar në “Rruga drejt”, duke folur për temën e tragjedisë të ndodhur në Tetovë, tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por ajo tha se për momentin zgjidhja nuk është te shkarkimi i Ministrit apo i zëvendës ministrit.

“Çfarë do të ndodhte në këtë shtet nëse varemi vetëm nga tre ose pesë njerëz? Nuk bëhet fjalë për këtë, por për atë se dikush ka perceptim se kjo është më e duhura për momentin. Pra, Qeveria, kryeministri dhe ne vlerësojmë se në këtë moment kjo nuk është e duhura, që të merremi me të gjitha këto pasoja… Nuk është shkas vetëm tragjedia e Tetovës”, tha Kaleska.



Të ndryshme
Më shumë
Blerim Sejdiu: “Unë votova, voto edhe ti!”19 October 2025
Tërmet 7.4 trondit Kolumbinë, të paktën 20 viktima dhe dëme të mëdha10 August 2026
Vizita e Kurtit në Shkup sjell masa të përkohshme sigurie dhe ndryshime në qarkullim10 February 2026