Nga Vendi
17 September 2021
Prokuroria nis shqyrtimin e dokumenteve për covid qendrën në Tetovë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të martën ka pranuar nga Byroja për Furnizime Publike dokumentacionin e Spitalit Modular në Tetovë, ndërsa dje pas orës 14 është pranuar dokumentacioni edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, transmeton Alsat.

Kreu i këtij institucioni, Villma Ruskoska tha se sot prokuroria ka nisur shqyrtimin e dokumenteve.

“Mëngjesin e sotëm ka nisur rishikimi i dokumentacioneve dhe nuk kemi detaje konkrete”, tha Ruskoska.

Prokurorja Ruskoska theksoi se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është kompetente vetëm në hetimin e procedurës së prokuro rimit.

“Do të shihet nëse janë respektuar procedurat. Ky prokurorim është realizuar përmes ligjit të posaçëm që ka miratuar Qeveria. Vetëm kjo është kompetencë e jona, asgjë tjetër”, nënvizoi Ruskoska.



Të ndryshme
Më shumë
“Aktive katër zjarre, dy hekilopterë të policisë dhe një i armatës po e shuajnë zjarrin mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë” 7 July 2025
Ushqimi më i mirë për mëngjes nëse vuani nga hipertensioni10 January 2024
Vidhen dy banka në Tetovë 3 July 2021