Nga Vendi
17 September 2021
Filipçe: Nuk iki nga përgjegjësia, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se nuk i ikën përgjegjësisë dhe pyetjeve.

“Gjithmonë do të jem në dispozicion dhe përpjekje për defokusim nuk do të ketë, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me tragjedinë në Tetovë, Filipçe tha se spitali modular është lëshuar pasi që autoritetet kompetente kanë konfirmuar se janë kontrolluar të gjitha instalimet, rryma, kanalizimi.

Ai tha se spitalet modulare përdoren nga e gjithë botë për shkak se mundësojnë hospitalizimin e pacientëve.

“Spitalet modulare janë model dhe pa to asnjë vend nuk do të mund të menaxhonte me krizën”, tha Filipçe/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike 8 October 2026
Mickoski: Të mos përsëriten më kurrë qeverisje si ajo e Zaevit dhe Kovaçevskit 12 September 2026
U largua nga ‘Për’puthen’ pas përplasjeve me një konkurrente, kush është moderatori që pritet të zëvendësojë Arjan Konomin15 March 2022