Nga Vendi
21 September 2021
Dje janë vaksinuar 12.062 qytetarë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.465.229 doza të vaksinës, ndërsa 690.806 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.062 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.955 qytetarë.

55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Shtrenjtohet produktet ushqimore, inflacioni ngjitet lart14 August 2020
Krijesa misterioze thith gjakun e 50 bagëtive, banorët mendojnë se po rikthehet legjenda e frikshme 9 August 2021
Mustafi operohet, nuk luan deri në tetor29 July 2020