Nga Vendi
7 July 2020
Qeveria shpall 15 korrikun ditë pushimi

Qeveria pranoi propozimin e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, me të cilin nga kategoria e personave që janë liruar nga puna -prindërit e fëmijëve deri 10 vjeç, në këtë periudhë të kthehen në vendet e tyre të punës edhe atë vetëm prindërit e fëmijëve të përfshirë në procesin edukativo-arsimor nëpër shkolla, duke pas parasysh se viti shkollor 2019-2020 ka përfunduar. Në marrëdhënie të rregullt pune duhet të kthehen edhe të punësuarit nëpër institucione që gjatë periudhës së zgjedhjeve të parakohshme kanë aktivitete pune shtesë, si për shembull Gjykata Themelore dhe Gjykata e Lartë Administrative, KSHZ dhe institucione të tjera. Qeveria gjithashtu njoftoi se dita e zgjedhjeve, 15 korriku do të jetë ditë jo pune dhe e njëjta nuk do të kompensohet.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasja politike: VMRO-DPMNE akuzon Taravarin për shantazh, Aleanca për Shqiptarët flet për shpifje dhe manipulime14 May 2025
Gjobiten 243 shoferë në Shkup25 June 2021
Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve31 August 2021