Nga Vendi
21 September 2021
28-vjeçarja shqiptare që punon si shofere e autobusit në Maqedoninë e Veriut

Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vjet në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.

Makfirja për mediat shqiptare tregoi se të qenët shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.
“Ishte një dëshirë imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusët, rritesha unë dhe rritej edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ia dola”.

Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë, do shumë sakrificë.
“Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”.



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Filipçe përmbahet nga komentet23 September 2021
Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët12 January 2026
Po raportonte protestën, policia dhunon operatorin e Syri Tv10 March 2022