Nga Rajoni
22 September 2021
Rama mbështet Kosovën për targat: Kosova të dialogojë e Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas vënies së reciprocitetit për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.

Rama i ka dhënë të drejtë reciprocitetit, duke thënë se pasi kjo të garantohet, duhet shmangur situata e konfliktit të ngrirë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka shkruar Rama në Twitter.



Të ndryshme
Më shumë
Arritën 20.000 vaksina në Maqedoni, donacion nga Greqia15 June 2021
Deklarata e Fifit e cila vuri në siklet të madh Arbana Osmanin13 October 2021
Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia 2 August 2020